Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: A po shitet ‘Tirana Bank’ te banka më e madhe e Sllovenisë?
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetEkonomiKryesore

A po shitet ‘Tirana Bank’ te banka më e madhe e Sllovenisë?

SHARE

Banka më e madhe e Sllovenisë, NLB, po përgatitet të hapë një zyrë përfaqësimi në Shqipëri. Tregu i vetëm i Ballkanit Perëndimor që kjo bankë nuk e ka është pikërisht Shqipëria, ndërsa presidenti i bordit të saj drejtues, Blaž Brodnjak ka pohuar më parë se do të shqyrtonte një blerje në vendin tonë nëse një bankë del në shitje.

‘Nëse lind një mundësi për të blerë një bankë në muajt në vijim, ne me siguri do ta marrim shumë seriozisht.’, ka pohuar ai këtë shtator.

Burime pranë redaksisë kanë bërë me dije se një mundësi e tillë po shqyrtohet dhe se mund të nisë një tratativë me ‘Tirana Bank’, e cila ka në zotërim 8.1 % të sistemit, ndërsa kryeson Banka Kombëtare Tregtare me rreth një të katërtën e sistemit, Credins një të gjashtën dhe Raiffeisen një të shtatën.

Një lidhje e mëparshme mes grupit që zotëron Tirana Bank dhe bankës sllovene është e vendosur në marrëveshjen e kredisë me vlerë 72 milionë euro që financoi ndërtimin e qendrës tregtare East Gate Mall, projekt i mbështetur nga një investim total prej 103 milionë eurosh nga Grupi Balfin. ( Linku i marreveshjes se kredise 72 milionë euro: https://www.nlb.mk/za-bankata/soopstenija-za-javnost/2020/sindiciran-zaem-od-72-milioni-evra-za-finansiranje-na-izgradbata-na-east-gate-mall-vo-skopje)

east gate mall

Kredia siguroi 38.5 milionë euro nga Grupi NLB (20 milionë euro nga NLB dd Ljubljana dhe 18.5 milionë euro nga NLB Banka AD Skopje), 18.5 milionë euro nga Komercijalna Banka AD Skopje, 10 milionë euro nga Raiffeisen Bank Albania dhe 5 milionë euro nga Halk Banka AD Skopje.

Lexo gjithashtu

Kriza bankare trondit Paraguain, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti
“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga
Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën
Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve
Marreveshja e kredise e firmosur ne 20 korrik 2020 per east gate mall

Tirana Banka rezulton me një fitim neto në 6-mujorin e parë 2026 me rreth 14.4 milionë euro, me depozitat e klientëve në qershor rreth 1.7 miliardë euro dhe portofoli i kredive po në këtë muaj me 1.1 miliardë euro. Sipas pasqyrave financiare të bankës, në fund të vitit 2024 , kapitali rezulton rreth 16.32 miliardë lekë, ndërsa fitimi neto vjetor rreth 2.87 miliardë lekë.

Ende nuk ka asgjë të zyrtarizuar për një marrëveshje mes palëve, por këmbëngulja e sllovenëve për të hyrë në tregun shqiptar duket e pakthyeshme. ( Linku i intervistes se drejtorit te NLB: https://theadriatic.si/posts/2026-09-18-nlb-eyes-albania/ )

Drejtuesit e bankës sllovene e vlerësojnë zgjerimin, duke argumentuar se vonesa e mëtejshme e pranimit në BE për Ballkanin Perëndimor nuk mund të justifikohet më dhe se nuk ka Evropë të sigurt pa rajonin brenda unionit.  Dorëzimi i NLB-së për fundin e qershorit të 2026-es duket si një hartë e vendeve ku grupi ka kaluar dy dekadat e fundit: Sllovenia 6.57 miliardë euro, Serbia 3.17 miliardë euro, Maqedonia e Veriut 1.28 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 1.21 miliardë euro, Kosova 1.04 miliardë euro, Mali i Zi 628 milionë euro, Kroacia 165 milionë euro.  Shqipëria është boshllëku i fundit në hartën rajonale që NLB ka ndërtuar për dy dekada.

Shqipëria rezulton se është partneri më i vogël tregtar i Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor, duke marrë 94.7 milionë euro mallra sllovene vitin e kaluar kundrejt 1.29 miliardë eurove për Serbinë dhe 4.84 miliardë eurove për Kroacinë.

TAGGED:NLB bankTirana Bank
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Nga e njejta kategori
Analizë Bota

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

Aktualitet

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Bota Përtej

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.