Rrjeti tejet i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit. Kështu raporton media amerikane CNN duke ju referuar burimeve nga gjashtë personave të njohur me çështjen.
Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit
Rrjeti, i quajtur NSA Net, u lejon punonjësve të komunikojnë informacione të klasifikuara brenda vendit. Në këtë pikë nuk ka prova për një sulm kibernetik, thanë burimet.
Ndërsa agjencia punon për të kuptuar fushëveprimin e problemit, ajo ka miratuar mbërritje të graduara për personelin, thanë burimet.
NSA Net është një rrjet i brendshëm i agjencisë amerikane të inteligjencës, që i lejon personelit të saj të komunikojë dhe të shkëmbejë informacione shumë të klasifikuara.
Ndërprerja e ka çuar agjencinë të zbatojë masa të përkohshme, ndërsa përpjekja për të vlerësuar problemin është duke u zhvilluar.Si pjesë e menaxhimit të situatës, NSA ka zbatuar një mbërritje të gradualizuar të personelit të saj, sipas burimeve të cituara nga rrjeti televiziv amerikan.