Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Elon Musk dhe drejtues të teknologjisë kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s

SHARE

Më shumë se 165 mijë persona kanë nënshkruar një letër të hapur që kërkon rikthimin e Jensen Huang në drejtimin e Nvidia-s, vetëm katër ditë pas dorëheqjes së tij. Mes mbështetësve janë Elon Musk dhe disa prej emrave më të njohur të industrisë së teknologjisë, ndërsa bordi i kompanisë përballet me presion për të shqyrtuar të ardhmen e drejtimit.

Letra u bën thirrje anëtarëve të bordit që ta rikthejnë Huang në detyrë, ndërsa një hetim i pavarur të përcaktojë faktet lidhur me pretendimet që çuan në largimin e tij.

Sipas Financial Times, Huang ka diskutuar mundësinë e rikthimit me persona të afërt. Një aleat i tij i tha gazetës se një grup drejtuesish të Silicon Valley po organizon një fushatë për të lobuar në favor të rikthimit të ish-drejtorit ekzekutiv, duke synuar të sigurojë edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

“Të gjithë ata që kanë rëndësi në teknologji jashtë laboratorëve të nivelit të lartë e duan Jensenin”, deklaroi një person i përfshirë në përpjekje, duke shtuar se iniciativa kishte mbështetjen e Huang.

Presion nga investitorët dhe qëndrimi i Uashingtonit

Lexo gjithashtu

Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit
Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit
Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik
Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunën dhe kërcënimet nga kontrabandistët

Të premten, dy investitorë të mëdhenj, Brad Gerstner dhe Gavin Baker, i kërkuan bordit të Nvidia-s që të mbante “të gjitha opsionet” të hapura për drejtimin e ardhshëm të kompanisë.

Megjithatë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, mbajti një qëndrim tjetër. Në një intervistë për Fox News të dielën, ai argumentoi se Nvidia duhet të kërkojë jashtë kompanisë për drejtorin e ardhshëm ekzekutiv.

“Ata kanë nevojë për një riorganizim dramatik”, tha Bessent.

Ai kërkoi gjithashtu që kompania të sqarojë nëse ka lejuar me vetëdije që çipat e saj më të përparuar të inteligjencës artificiale të përfundonin në Kinë. Sipas tij, kjo çështje është më e rëndësishme sesa pretendimet për marrëdhënien e Huang me një grua të dyshuar për lidhje me spiunazhin kinez.

SHBA-të kanë vendosur kufizime për eksportin drejt Kinës të çipave më të avancuar të inteligjencës artificiale, në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur epërsinë teknologjike ndaj Pekinit.

Në fund të vitit 2025, Presidenti Donald Trump autorizoi shitjen në Kinë të çipave Nvidia H200, por jo të modeleve më të avancuara.

“Asgjë mbi H200 nuk mund t’u shitet kinezëve”, deklaroi Bessent, duke kërkuar gjithashtu një shqyrtim të kulturës së pajtueshmërisë së Nvidia-s me kufizimet amerikane të eksportit.

Ai tha se pret përgjigje nga kompania dhe nga hetimi i saj i brendshëm mbi sjelljen e Huang brenda 10 ditëve të ardhshme.

Huang pritet të dëshmojë para komisioneve të Kongresit

Çështja ka tërhequr edhe vëmendjen e ligjvënësve amerikanë, të cilët kërkojnë sqarime nga administrata Trump për atë që dinte lidhur me marrëdhënien e Huang me personin e dyshuar për spiunazh për Kinën.

Ndërkohë, Jensen Huang ka rënë dakord të paraqitet para Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për Kinën, si dhe para komisioneve për punët e jashtme dhe inteligjencën.

Datat e dëshmive nuk janë konfirmuar ende. Sipas raportimeve, seancat mund të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Megaspeed mohon çdo paligjshmëri

Në qendër të vëmendjes është edhe kompania Megaspeed, me seli në Singapor, ku Alice Huang, e përmendur në raportimet për çështjen, kishte mbajtur një pozicion drejtues deri në largimin e saj në vitin 2025.

Të hënën, Megaspeed deklaroi se është një “biznes legjitim dhe i ligjshëm”.

Gjatë tre viteve të fundit, kompania ka qenë ndër klientët më të mëdhenj të huaj të Nvidia-s, duke blerë rreth 5 miliardë dollarë çipa të inteligjencës artificiale dhe pajisje të avancuara.

Mbi 7,500 punonjës të Nvidia-s mbështesin rikthimin

Përveç Elon Musk, mes nënshkruesve të letrës janë edhe Tim Sweeney, themelues dhe drejtues i Epic Games, Garry Tan, president i Y Combinator, si dhe bashkëthemeluesi i Uber, Travis Kalanick.

Kalanick shkroi se Huang mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, ato nuk justifikojnë largimin e tij nga kompania që ka ndërtuar.

Më shumë se 7,500 nënshkrues janë

TAGGED:elon muskJensen Huang
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Qëlloi gruan 3 herë me armë dhe e goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian

Erjon Vishkulli kthehet në Shqipëri pas tre javësh në Itali: Nuk jam penduar që dola në protestë

‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

Projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, Rama: Shqipëria e Kosova mirëprisnin përfshirjen e Japonisë

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

NATO diskuton reduktimin e trupave amerikane në Evropë, priten ndryshime para Krishtlindjeve

Bota

“Ishin si trajnues”/ Rusia akuzon: Trupat franceze në Ukrainë janë ‘pjesëmarrje e drejtpërdrejtë’ në luftë

Bota

BE miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, në listë mbi 100 individë dhe organizata

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • horoskopi
  • spak
  • zgjedhje
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.