Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Në lidhje me drejtuesin e Nvidia-s, biznesmenia kineze nën hetim për spiunazh nga SHBA
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaKryesore

Në lidhje me drejtuesin e Nvidia-s, biznesmenia kineze nën hetim për spiunazh nga SHBA

SHARE

Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë hetuar një biznesmene kineze, Alice Huang, e dyshuar se vepronte në interes të Pekinit dhe kishte krijuar një marrëdhënie të afërt me drejtuesin e gjigantit teknologjik Nvidia, Jensen Huang.

Sipas gazetës The New York Times (NYT), biznesmenia dyshohet se ishte e përfshirë në veprimtari spiunazhi në favor të Kinës. Gazeta thekson se Alice Huang nuk ka lidhje familjare me drejtuesin e Nvidia-s, pavarësisht mbiemrit të njëjtë.

Drejtori ekzekutiv Jensen Huang pranon lidhjen jashtëmartesore, Nvidia nis hetim për spiunazh

Sipas burimeve të paidentifikuara të cituara nga NYT, agjencitë amerikane e kishin mbajtur biznesmenen nën vëzhgim dhe dyshonin se ajo vepronte në emër të Pekinit.

Një nga elementet që tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ishte komunikimi mes Alice Huang dhe një shtetasi amerikan, identiteti i të cilit u zbulua përmes një procesi të njohur në terminologjinë e inteligjencës si “demaskimi”. Personi rezultoi të ishte Jensen Huang, drejtuesi i Nvidia-s.

Megjithatë, raportimi nuk jep hollësi të plota mbi natyrën e marrëdhënies mes tyre dhe as nuk paraqet prova publike që konfirmojnë dyshimet për spiunazh.

Lexo gjithashtu

Tensione në protestë, përplasje mes policisë e protestuesve, disa të shoqëruar
Bashkëshortja shtatzënë e priste në shtëpi, 20-vjeçari humb jetën tragjikisht në shinat e trenit
Rrjeti sekret i komunikimeve të NSA doli jashtë funksionit, shkak një përditësim i softuerit
Rrjeti i komunikimit të sigurisë kombëtare të SHBA-së del jashtë funksionit. S’ka prova për sulm kibernetik

Alice Huang nuk iu përgjigj kërkesave të gazetës për koment lidhur me akuzat.

Kina hedh poshtë akuzat për spiunazh ndaj drejtuesit të Nvidia-s: Shpifje kundër nesh

Alice Huang ka lidhje me kompaninë Megaspeed, një firmë që operon në sektorin e qendrave të të dhënave dhe ka selinë në Singapor.

Pas publikimit të raportimit, drejtuesit aktualë të kompanisë i thanë NYT se i kishin marrë seriozisht pretendimet dhe kishin angazhuar këshilltarë të jashtëm ligjorë për të zhvilluar një hetim të brendshëm.

Çështja vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe kontrollin e eksporteve të çipave të avancuar, sektorë në të cilët Nvidia ka një rol të rëndësishëm në tregun global.

Deri më tani, pretendimet për veprimtari spiunazhi mbeten të dyshime të raportuara nga NYT dhe nuk janë paraqitur publikisht prova që t’i vërtetojnë ato.

TAGGED:Alice HuangNvidiaPekinishba
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
1 Comment 1 Comment
  • Pingback: Kina hedh poshtë akuzat për spiunazh ndaj drejtuesit të Nvidia-s: Shpifje kundër nesh - Altmedia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Përplasje në protestë, protestuesit mbulojnë me bojë të kuqe policët dhe furgonët

Qëlloi gruan 3 herë me armë dhe e goditi 40 herë me kaçavidë, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Milani gati të bëjë çmendurinë për Endrick, 70 milionë euro në tavolinë për talentin brazilian

Erjon Vishkulli kthehet në Shqipëri pas tre javësh në Itali: Nuk jam penduar që dola në protestë

‘Edhe me Arlind Qorin bashkohem’, Berisha sërish thirrje për front të partive opozitare kundër Ramës

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Ambasada e SHBA prezanton traditën e ushtrisë amerikane: Punojmë për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta e më të sigurta

Bota

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunën dhe kërcënimet nga kontrabandistët

Bota Përtej

NATO diskuton reduktimin e trupave amerikane në Evropë, priten ndryshime para Krishtlindjeve

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • Policia
  • studente
  • edi rama
  • tirane
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • rusia
  • erion veliaj
  • spak
  • zgjedhje
  • horoskopi
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.