Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

SHARE

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të rinisë punën të hënën, më 9 nëntor, me një mbledhje ku do të diskutohen detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, projektligji për financimin e partive politike dhe çështjet e mbetura të reformës.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori” të Kuvendit, ndërsa përpara saj, bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, ka akuzuar Partinë Socialiste se po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat, sipas tij, duhet të jenë përparësia kryesore e reformës. Bylykbashi theksoi se komisioni, i ngritur një vit më parë, ka hyrë në muajin e fundit të mandatit dhe se puna duhet të përqendrohet te garantimi i kushteve të barabarta të konkurrimit zgjedhor.

“Prioriteti absolut për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është zgjidhja e problemit kryesor të evidentuar në raportin e OSBE/ODIHR, por edhe në raportet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe, së fundmi, Komisionit Europian: garantimi i kushteve të barabarta të konkurrimit zgjedhor. Kjo kërkon ndarjen reale të shtetit nga partia në pushtet, ndalimin e abuzimit me pushtetin, burimet shtetërore dhe administratën publike në favor të Partisë Socialiste apk cilësdo parti në pushtet në të ardhmen, si dhe garantimin e ndëshkimit të ashpër dhe efektiv të shkelësve, patronazhistëve dhe kujtdo që kryen krime zgjedhore” tha Bylykbashi.

Bashkëkryetari demokrat kërkoi gjithashtu ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke propozuar proporcional kombëtar, lista të hapura dhe më pak barriera për partitë që duan të marrin pjesë në zgjedhje.

“Prioritet është edhe reforma rrënjësore e sistemit zgjedhor, të cilën e kërkon prej vitesh opozita por tashmë e kërkojnë prej muajsh edhe studentët dhe protestuesit. Shqipëria ka nevojë për një sistem krejtësisht të ri zgjedhor, ku përfaqësimi i partive të garantohet mbi bazën e proporcionalitetit kombëtar, me lista të hapura që u mundësojnë zgjedhësve të vendosin se cilët deputetë do t’i përfaqësojnë dhe me sa më pak barriera për partitë që duan të marrin pjesë në garë.Edhe këshillat bashkiakë duhet të zgjidhen me lista të hapura, në vend të listave të mbyllura që zbatohen që nga Kodi Zgjedhor i vitit 2000, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste” tha Bylykbashi.

Lexo gjithashtu

PD nis mbledhjen e firmave për referendumin kundër kullave në Parkun Rinia
Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme
Veliaj publikon mesazhin me AI: Edhe në Hënë të më internojnë, do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Ja projektet që miratova sot
‘Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të komunikimit: Gati për dialog
TAGGED:Oerd Bylykbashireforma zgjedhore
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri

SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Aktualitet Politike

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Aktualitet Kryesore

Rama: Inspektorët do të pajisen me kamera në trup, kontrollet e befasishme duhet të marrin fund

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.