Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte ftesën për dialog drejtuar studentëve, ndërsa protestat në Tiranë vijojnë.
Kreu i qeverisë ka vendosur sërish sofrën e gurit përpara godinës së Kryeministrisë, mbi të cilën ka lënë letra me mbishkrimin “Dialog”.
“Mirëmëngjes”, shkruan Rama në postimin e publikuar në rrjetet sociale. Kryeministri ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja e problematikave përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit kanë vijuar të refuzojnë ftesën e tij, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të tyre.