Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të mërkurë në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe panik te banorët e zonës.
Si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar rëndë disa pjesë të strukturës së banesës, përfshirë shembjen e mureve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthim dhe as nëse ka persona të lënduar.
Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të vlerësojnë dëmet e shkaktuara.