Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme ndaj ishullit Qeshm në Iran, në Ngushticën strategjike të Hormuzit. Lajmi është raportuar nga rrjeti amerikan CBS, duke iu referuar zyrtarëve të administratës amerikane.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi se gjatë së hënës janë dëgjuar disa shpërthime në ishull.
Sipas zyrtarëve amerikanë, sulmet ishin të kufizuara dhe u ndërmorën si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e cila dyshohet se kishte qëlluar drejt një avioni amerikan.
Zhvillimi vjen në një moment të ndjeshëm për presidentin amerikan Donald Trump, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë nëse republikanët apo demokratët do të kontrollojnë Kongresin amerikan.