Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare dyshohet se humbi kontrollin mbi automjetin tip “Range Rover” dhe përplasi për vdekje një këmbësore.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasja B. P., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e tij, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën këmbësorja E.Barballushi, 67 vjeçe, e cila në momentin e përplasjes po ecte në trotuar.
Në pamjet e publikuara, automjeti duket se lëviz me shpejtësi përpara se të dalë nga rruga dhe të përplaset pranë bizneseve që ndodhen përgjatë saj.