Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Dyshohet se publikoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, arrestohet nga FBI kontraktori ushtarak
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Dyshohet se publikoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, arrestohet nga FBI kontraktori ushtarak

SHARE

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka arrestuar një person në SHBA, i dyshuar për publikimin e informacioneve tepër sekrete për mbrojtjen kombëtare në rrjetet sociale, si dhe për mbajtjen e paligjshme të materialeve të klasifikuara dhe vjedhjen e pajisjeve ushtarake.

Bëhet fjalë për James Thomas Ashbacher, i cili u vu në paraburgim pas ngritjes së akuzave federale për transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare, mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara dhe vjedhje të pronës qeveritare.

Sipas prokurorëve, Ashbacher dyshohet se publikoi të dhëna të sigurisë kombëtare në internet, mbajti materiale të mbrojtjes kombëtare në banesën e tij dhe vodhi pajisje për shikim natën nga Komanda e Operacioneve Speciale të Ushtrisë Amerikane.

Punonte për një kontraktor të ushtrisë amerikane

Ashbacher punonte për një kompani kontraktore që ofronte shërbime sigurie dhe menaxhimi emergjencash për ushtrinë amerikane në Fort Bragg, në Karolinën e Veriut. Ai zotëronte një leje sigurie të nivelit “Top Secret”, që i mundësonte akses në informacione të ndjeshme.

Lexo gjithashtu

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Rasti i tij vjen gati dy vjet pas dënimit me 15 vjet burg të Jack Teixeira-s, ish-anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Masaçusetsit, i cili pranoi fajësinë për nxjerrjen e dokumenteve ushtarake tepër të klasifikuara lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Teixeira pranoi se kishte mbledhur në mënyrë të paligjshme dokumentet dhe i kishte shpërndarë ato te përdorues të tjerë në platformën Discord.

Hetimet vijojnë

Çështja e Ashbacher po hetohet nga zyra e FBI-së në Charlotte, në bashkëpunim me Divizionin e Hetimeve Penale të Departamentit të Ushtrisë Amerikane.

TAGGED:arrestimFBIkontraktori ushtarak
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Nga e njejta kategori
Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Bota Përtej

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.