Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri mbrëmjen e së premtes. Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të fabrikës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk ka një informacion zyrtar për shkaqet e rënies së zjarrit apo për dëmet materiale të shkaktuara. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të incidentit.