Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: “Unë do të vritem, po ju do të përgjigjeni”/ Arlinda Zekaj i kërkoi zyrtarit policor të merrte masa, ai e neglizhoi: S’kam obligim
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesoreRajoni

“Unë do të vritem, po ju do të përgjigjeni”/ Arlinda Zekaj i kërkoi zyrtarit policor të merrte masa, ai e neglizhoi: S’kam obligim

SHARE

Një regjistrim audio i publikuar së fundmi në mediat e Kosovës zbulon bisedën mes Arlinda Zekajt dhe zyrtarit policor Faruk Muçolli, disa ditë para vrasjes së saj.

Në bisedën e transmetuar në emisionin MAT, Zekaj dëgjohet duke kërkuar zbatimin e vendimit për urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ajo shpreh gjithashtu shqetësimin për gjendjen e djalit dhe për atë që e konsideron mosveprim të institucioneve.

Gjatë komunikimit, zyrtari policor dëgjohet t’i thotë se nuk është i detyruar të merret me rastin e saj, duke përdorur edhe shprehje si “Jemi lodhë me ty”.

Në një pjesë të regjistrimit, Arlinda Zekaj thotë se është e shqetësuar për gjendjen e djalit të saj dhe pretendon se institucionet nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Regjistrimi:

Lexo gjithashtu

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael
Zgjedhjet në SHBA, socialistët radikalë shfrytëzuan shansin për të fituar terren në Partinë Demokratike
31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia: Procedohen penalisht edhe dy persona
Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Elbasan, policia: Rrjedhja e gazit tek banesa e 69-vjeçarit shkaktoi tragjedinë

Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pashë djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.

Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?

Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.

Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?

Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo, s’di unë.

Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr Inspektorati, unë i them le të paraqesë ankesë me shkrim. Të kam thënë edhe atë ditë: unë s’jam i obligum me u marrë me ty, se kam obligime. Sa herë po vjen e po e lyp Farukin, po të del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.

Arlinda Zekaj: Faruk, unë jam lodhë. Duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.

Në një tjetër moment të bisedës, Arlinda Zekaj shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

“Të lutem, unë vrahna, po ju do të përgjigjeni”, dëgjohet të thotë ajo.

Nga ana tjetër, togeri Faruk Muçolli i përgjigjet se nuk e ka detyrim të merret më me rastin e saj.

“Unë ty nuk ka me të pranu më, nuk e kam obligim”, dëgjohet të thotë ai.

TAGGED:arlinda zekajkosovaPolicia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Nis hetimi për shpërthimin tragjik në Elbasan, ekspertët vlerësojnë sigurinë e pallatit

Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për pesë vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet

Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në Romë më 11 nëntor: Një sfidë e madhe e jetës sime

Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Aktualitet

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Aktualitet

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.