Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: 36-vjeçari mashtron turistin gjerman, kërkoi kokainë por i shiti kripë gjelle
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

36-vjeçari mashtron turistin gjerman, kërkoi kokainë por i shiti kripë gjelle

SHARE

Një 36-vjeçar në Napoli është denoncuar për mashtrim, pasi dyshohet se i shiti një turisti gjerman një qese me kripë kuzhine, duke ia paraqitur si kokainë. Për “dozën” e rreme, turisti pagoi 40 euro.

Ngjarja u zbulua gjatë një operacioni të karabinierëve në zonën e sheshit Bellini, në qendrën historike të Napolit, një nga zonat më të frekuentuara të jetës së natës.

Efektivët, të cilët po patrullonin me rroba civile për të mos rënë në sy, vunë re 36-vjeçarin teksa i dorëzonte turistit një qese me pluhur të bardhë dhe merrte paratë në këmbim.

Pas ndërhyrjes së tyre, substanca iu nënshtrua një testi për identifikimin e lëndëve narkotike. Rezultati zbuloi se bëhej fjalë për klorur natriumi, pra kripë e zakonshme kuzhine, dhe jo për kokainë.

Mashtrimi i kushtoi turistit gjerman 40 euro, ndërsa e njëjta shumë do t’i mjaftonte për të blerë dhjetëra kilogramë kripë në supermarket.

Lexo gjithashtu

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin
Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë
Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Pas zbulimit, ndaj 36-vjeçarit u bë kallëzim për mashtrim.

Gjatë të njëjtit operacion, karabinierët ndëshkuan me gjoba edhe katër persona të tjerë për konsum të lëndëve narkotike. Kontrollet u shtrinë gjithashtu në disa biznese të zonës, ku katër subjekte u gjobitën për shkelje të konstatuara.

Një tentativë për të shitur drogë që përfundoi me një produkt të zakonshëm kuzhine dhe një faturë prej 40 eurosh për turistin.

TAGGED:kokainenapoli
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

Nga e njejta kategori
Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

Bota

Ish-agjentja e FBI-së paralajmëron për sulme kibernetike ndaj supermarketeve: Ushqimi mund të kthehet në armë psikologjike

Bota Rajoni

Macron uron presidenten e re të Kosovës: Shpresoj që zgjedhja e saj të nxisë integrimin europian

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.