Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të policisë dhe e strukturave të rendit.
Efektivët po monitorojnë nga afër situatën për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit. Ndonëse deri më tani situata paraqitet e qetë, autoritetet kanë marrë masa paraprake për të përballuar çdo përshkallëzim të mundshëm.
Në vendngjarje janë pozicionuar edhe autobotet e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të gatshme për të ndërhyrë në rast se situata tensionohet.
Ndërkohë, protestuesit po u bëjnë thirrje qytetarëve t’u bashkohen në tubim, duke brohoritur njëzëri: “Bashkohuni me ne!”