Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama publikon bilancin e të lënduarve në protesta: Në Tiranë më shumë policë të plagosur se protestues
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

Rama publikon bilancin e të lënduarve në protesta: Në Tiranë më shumë policë të plagosur se protestues

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat në Tiranë, duke krahasuar numrin e punonjësve të policisë të plagosur me atë të protestuesve të lënduar. Sipas tij, ndryshe nga situata e raportuar në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Rumani, në Shqipëri bilanci është i përmbysur, me më shumë efektivë policie të plagosur sesa protestues të lënduar.

Rama ka kritikuar mediat dhe rrjetet sociale, duke i akuzuar se, sipas tij, kanë paraqitur një pasqyrim të shtrembëruar të ngjarjeve dhe kanë heroizuar protestuesit e përfshirë në incidente.

Në reagimin e tij, kryeministri pretendon se mediat kanë krijuar përshtypjen e një proteste studentore të karakterizuar nga dhuna e ushtruar ndaj të rinjve, ndërsa, sipas tij, nuk i kanë dhënë vëmendjen e duhur dhunës ndaj Policisë së Shtetit.

Rama kritikoi gjithashtu mënyrën e funksionimit të një pjese të mediave, duke ngritur akuza për korrupsion, përfitime financiare dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes. Ai pretendoi se gazetarët dhe kameramanët që raportojnë nga terreni përballen me kushte të vështira pune.

Këto deklarata janë pjesë e qëndrimit të kryeministrit dhe përbëjnë akuza ndaj mediave, të cilat nuk shoqërohen në reagimin e publikuar me prova për t’i verifikuar në mënyrë të pavarur.

Lexo gjithashtu

I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri
SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor
Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme
Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Kryeministri tha se së shpejti do të publikojë pamje dhe të dhëna për personat që, sipas tij, janë paraqitur si studentë, por nuk kanë lidhje me universitetet apo jetën studentore.

“Studentët e vërtetë janë ata që duan ta sfidojnë politikën dhe qeverinë pa ngritur dorën kundër pronës publike e private, po duke treguar me gisht plagët që kërkojnë shërim me dialog dhe angazhim të përbashkët”, shkroi Rama.

Në përfundim, ai bëri dallimin mes protestës paqësore dhe akteve të dhunës, duke theksuar se problemet e studentëve duhet të trajtohen përmes dialogut dhe angazhimit të përbashkët.

Reagimi i plotë i Ramës:

Ja PASQYRA E TURPIT të ekraneve televizive, ku “studentët” u bënë viktimat e një dhune shtazarake dhe Policia e Shtetit u bë monstra mizore që masakronte orë e minutë të reja e të rinj të pafajshëm

Shikojeni raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në vendet e tjera demokratike, ku flama e terrorit të ANTIFA-s po djeg e shkatërron në qytetet e Europës:

Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë

Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur

Sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik

Por realiteti i Tiranës është zëvendësuar me një realitet tjetër në ekranet e kësaj flame dhune e terrori psikologjik antishtet

Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit

Këta të ekraneve, ku pjesa më e madhe jeton me korrupsion, me paga marramendëse, renta javore, reklama instagrami e deri edhe podkaste të ushqyera me para nën dorë, një armatë grabitësish të pensionistëve që deklarojnë pak e fitojnë qamet duke përzier ditë e natë një çorbë të shpifur urrejtjeje, vulgariteti e banaliteti, ndërkohë që gazetarë e kameramanë terreni trajtohen si skllevër për bukën e gojës, janë edhe më fajtorë për ditët e terrorit mbi popullin e Shqipërisë, se sa ata që hedhin qorrazi gurët e dhunës

I vura studentët në thonjëza në krye të fjalëve, sepse shumë shpejt do t’i shikoni me fytyrë e me fakte, plot prej heronjve të maskuar që terrorizuan popullin shqiptar me fantazmën e vitit ‘97 dhe që s’kanë asnjë lidhje me Universitetin e me jetën studentore

STUDENTËT E VËRTETË JANË ATA QË DUAN TA SFIDOJNË POLITIKËN DHE QEVERINË PA NGRITUR DORËN KUNDËR KUNDËR PRONËS PUBLIKE E PRIVATE, PO DUKE TREGUAR ME GISHT PLAGËT QË KËRKOJNË SHËRIM ME DIALOG DHE ANGAZHIM TË PËRBASHKËT

TAGGED:edi ramaPoliciaprotestaprotestestudentetirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura

Veliaj publikon mesazhin me AI: Edhe në Hënë të më internojnë, do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Ja projektet që miratova sot

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës

Nga e njejta kategori
Aktualitet Dosje

Vrasja e Urim Fikut, bashkëshortja dhe i biri nuk pranojnë autorësinë në gjykatë

Sport

Kosova publikon listën për ndeshjet e nëntorit, Foda fton disa talenta të rinj

Aktualitet

Zjarr i madh në një magazinë në Mamurras, digjen bimë mecidinale

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • moti
  • erion veliaj
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.