Pas disa orësh qëndrimi para Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën në drejtim të sheshit “Skënderbej”, përmes një marshimi në rrugët e kryeqytetit.
Edhe në shesh, protestuesit vijuan me thirrjet kundër qeverisë.
Gjatë tubimit, protestuesit njoftuan se do të mblidhen sërish nesër, në orën 09:00, këtë herë para Parlamentit, në kohën kur pritet të zhvillohet seanca plenare.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestën e radhës.
Protesta e cila këtë të mërkurë shënoi ditën e nëntë, ka ndikuar edhe në zhvillimet parlamentare. Javën e kaluar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi të anulonte seancën plenare për shkak të situatës së krijuar nga trazirat në kryeqytet.