Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

SHARE

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të 32-vjeçares Julide Yazici, e arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për lidhje me një organizatë terroriste.

Dy muaj më parë Gjykata e Apelit la në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke.

Yazici, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë, akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Ajo ishte shpallur në kërkim për përfshirjen e dyshuar në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi. Sipas dosjes së autoriteteve turke, gjatë kontrolleve në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen me hetimin. Për këtë çështje, Yazici është dënuar në mungesë me 4 vite burgim.

Në seancat gjyqësore në Shqipëri, Yazici ka deklaruar se është e persekutuar politikisht për shkak të qëndrimit të saj kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo ka pretenduar se, nëse ekstradohet drejt Turqisë, i rrezikohet jeta. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe avokatët e saj.

Lexo gjithashtu

“Polici e krimit”, shoqërohen dy aktivistë te Kryeministria, protestuesit dalin para Drejtorisë së Policisë
Vajza e John Travolta-s përlot me fjalët për të atin: Ti je heroi ynë, babi
Cristian Shpendi i pandalshëm, sulmuesi shqiptar vendos rekorde në Itali
Çfarë u gjet në gjak?/ Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis

E reja me profesion mësuese, dyshohet për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe është arrestuar për llogari të shtetit Turk si e kërkuar.

Yazici rezulton e dënuar me katër vjet burgim për këto vepra, ndërsa i kanë mbetur pa kryer edhe tre vjet 5 muaj e 22 ditë.

Ajo është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe u arrestua në Rinas teksa po udhëtonte nga Franca për në Shqipëri. Nga verifikimet në pikën kufitare të Rinasit u konstatua se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja./TCH

TAGGED:ekstradimJulide Yaziciturqia
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tragjedi/ Babai dyshohet se vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas i dha fund jetës

Aksident i rëndë në aksin Levan–Vlorë, makina merr përpara një person

Tensione të forta në protestë, policia shoqëron disa persona. Protestuesit bllokojnë furgonin

Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Edhe në Spaç të më çoni 100 vjet, nuk më përkulni dot!

Shpërthimi në pallatin 5-katësh, një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!

Nga e njejta kategori
Politike

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, reagon PD: Raporti konfirmon dështimet e qeverisë dhe cenimin e demokracisë

Aktualitet

Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, kërkohet largimi i qeverisë

Aktualitet

E fshihnin lëndën narkotike te kutitë e shkrepseve/ Arrestohen dy persona në Tiranë, u sekuestrohet edhe pistoletë me zara metalikë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.