Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: SPAK, njoftim zyrtar për Ballukun: I komunikuam 5 akuza, mes tyre korrupsion dhe fshehje pasurie
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesorePolitike

SPAK, njoftim zyrtar për Ballukun: I komunikuam 5 akuza, mes tyre korrupsion dhe fshehje pasurie

SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se sot i ka komunikuar Belinda Ballukut akuzat përfundimtare në kuadër të çështjes penale ndaj saj.

Sipas SPAK, ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës i janë komunikuar pesë kategori akuzash, që përfshijnë shkeljen e barazisë në tendera, korrupsionin, mosdeklarimin e pasurisë dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, nën hetim për dy tendera

Sipas njoftimit zyrtar, akuzat ndaj Ballukut janë: Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, Refuzim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë dhe interesave private, Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Në njoftimin e saj, Prokuroria e Posaçme bën të ditur se po vijon veprimet procedurale për t’ua komunikuar akuzat edhe personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje penale.

Njoftimi i plotë:

Lexo gjithashtu

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael
Zgjedhjet në SHBA, socialistët radikalë shfrytëzuan shansin për të fituar terren në Partinë Demokratike
31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia: Procedohen penalisht edhe dy persona
Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Elbasan, policia: Rrjedhja e gazit tek banesa e 69-vjeçarit shkaktoi tragjedinë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
“Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

TAGGED:akuzabelinda ballukuspak
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Nis hetimi për shpërthimin tragjik në Elbasan, ekspertët vlerësojnë sigurinë e pallatit

Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për pesë vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet

Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në Romë më 11 nëntor: Një sfidë e madhe e jetës sime

Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja

Nga e njejta kategori
Aktualitet

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Aktualitet

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Aktualitet

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.