Protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë kanë lënë pas dëme materiale, duke prekur edhe aktivitetin e disa bankave të nivelit të dytë në kryeqytet.
Gjatë incidenteve, u dëmtuan të bankomateve dhe të ambienteve bankare, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët që kërkojnë të kryejnë veprime financiare.
Pas këtyre dëmtimeve, një numër qytetarësh i janë drejtuar sporteleve të bankave për të tërhequr para, duke krijuar radhë të gjata.
Në një prej fotove të mbërritura në redaksinë e Alt Media shihen qytetarë që presin pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë, në përpjekje për të tërhequr paratë e tyre.

Pasojat e incidenteve po ndihen kështu edhe në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në shërbimet financiare, ndërsa dëmtimi i pronës publike dhe private sjell shqetësime për bizneset dhe komunitetin.