Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Pirro Vengu inkurajon shpërblimet për policinë: Përgjegjësia duhet të vlerësohet
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

Pirro Vengu inkurajon shpërblimet për policinë: Përgjegjësia duhet të vlerësohet

SHARE

Ish- ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shqipëri, duke vënë theksin te nevoja për rivendosjen e rendit, forcimin e institucioneve dhe vlerësimin e punonjësve që shërbejnë në sektorët kyç të shtetit.

Përmes një mesazhi, Vengu ka theksuar se pavarësia e një kombi lidhet me aftësinë për të vendosur për të ardhmen e tij dhe për të mbrojtur atë që ndërton. Sipas tij, kjo kërkon institucione të forta dhe njerëz të përkushtuar në përmbushjen e detyrave të tyre.

“Ndaj duhet rivendosur rendi. Rendi në rrugë, por edhe rendi i vlerave dhe i përgjegjësive: çfarë çmojmë, kujt i besojmë dhe cilin zgjedhim të shpërblejmë”, shprehet Vengu.

Vengu ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e dialogut demokratik, duke theksuar se ai mund të sjellë ndryshime kur vlerat dhe përgjegjësitë marrin vendin e duhur në shoqëri.

Në mesazhin e tij, ai është ndalur edhe te rritja e pagave dhe shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke e lidhur këtë politikë me vlerësimin e përgjegjësisë që ata mbajnë.

Lexo gjithashtu

Dy protesta brenda pak orësh, studentët dhe Berisha zbresin në rrugë këtë të shtunë
Kriza bankare trondit Paraguajn, paratë e klientëve në pikëpyetje! Dorëhiqet Presidenti
“Do dal i pastër si loti nga kjo betejë” – Thaçi përcjell mesazh të fortë nga Haga
Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Sipas tij, arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore, për shkak të rolit dhe përgjegjësive që kanë në shoqëri.

“Kujdestarët e brezave dhe të parakushteve për një të ardhme më të mirë për të gjithë duhet të jenë në krye: në vlerësim, në shembull dhe në shpërblim”, përfundon mesazhi i Vengut.

Reagimi vjen në një klimë tensionesh politike dhe protestash në vend, ndërsa deklarata e Vengut vë në fokus rendin publik, përgjegjësinë institucionale dhe vlerësimin e punonjësve të shërbimit publik.

REAGIMI I PLOTË

Një Komb është i pavarur për aq sa ka forcën të vendosë për fatin e vet dhe të mbrojë atë që ndërton. Kjo forcë kërkon institucione që qëndrojnë në këmbë dhe njerëz që dinë, munden dhe guxojnë të përmbushin detyrën.

Ndaj duhet rivendosur rendi. Rendi në rrugë, por edhe rendi i vlerave dhe i përgjegjësive: çfarë çmojmë, kujt i besojmë dhe cilin zgjedhim të shpërblejmë. Kur vlerat dhe përgjegjësitë vendosen në rendin që u takon, dialogu demokratik mund të nisë dhe të sjellë ndryshim. Ky është edhe thelbi i rritjes së pagave dhe shpërblimeve për Policinë e Shtetit.

Arsimtarët, ushtarakët e policët, mjekët e infermierët dhe zjarrfikësit duhet të jenë në krye të piramidës së pagave në administratën shtetërore. Për përgjegjësinë që mbajnë dhe për shembullin që një shoqëri zgjedh t’u japë fëmijëve të saj.

Kujdestarët e brezave dhe të parakushteve për një të ardhme më të mirë për të gjithë duhet të jenë në krye: në vlerësim, në shembull dhe në shpërblim.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Nga e njejta kategori
Aktualitet Kryesore

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Analizë Bota

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

Aktualitet

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.