Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë, largohet nga detyra i dërguari i posaçëm i Trump, Paolo Zampolli
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë, largohet nga detyra i dërguari i posaçëm i Trump, Paolo Zampolli

SHARE

Paolo Zampolli, biznesmeni dhe ish-agjenti i modelingut me lidhje të ngushta me familjen Trump, është larguar nga detyra e të dërguarit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për partneritetet globale.

Lajmi u konfirmua të enjten nga një zyrtar amerikan, i cili bëri të ditur se Zampollit, i cili pak kohë më parë vizitoi vendin tonë, i ishte komunikuar përfundimi i mandatit dhe se ai nuk ishte më pjesë e administratës amerikane. Edhe dy zyrtarë të tjerë konfirmuan largimin e tij.

Vendimi erdhi vetëm disa orë pasi Politico publikoi një raport për një përplasje disamujore mes Zampollit dhe zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau. Sipas raportimit, mosmarrëveshjet lidhen me ndarjen e kompetencave dhe respektimin e hierarkisë institucionale, ndërsa komunikimet me email mes tyre përmbanin edhe sulme personale.

Zampolli është personi i dytë me lidhje personale me presidentin Donald Trump që largohet nga një detyrë në diplomacinë amerikane ditët e fundit. Më herët, Kimberly Guilfoyle dha dorëheqjen nga posti i ambasadores së SHBA-së në Greqi.

Zampolli: Shërbimi ndaj Trumpit dhe SHBA-së ishte nderi më i madh i jetës sime

Lexo gjithashtu

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Zampolli tha se mandati i tij si i dërguar i posaçëm ishte parashikuar të zgjaste një vit, por Trumpi ia kishte zgjatur edhe me gjashtë muaj.

Ai foli edhe për marrëdhënien e tij me presidentin amerikan, duke treguar se Trumpi e kishte orientuar më herët drejt sektorit të pasurive të paluajtshme, duke e larguar nga modelingu.

“Vite më parë, më tha se isha shumë i mirë për modelingun dhe më përfshiu në biznesin e pasurive të paluajtshme. Tani më tha: ‘Pse dëshiron të punosh në qeveri, kur mund të realizosh gjithë këto marrëveshje?’”, u shpreh Zampolli.

“Presidenti ka gjithmonë të drejtë”, shtoi ai, duke e cilësuar shërbimin ndaj Trumpit dhe Shteteve të Bashkuara si nderin më të madh të jetës së tij.

Zampolli falënderoi presidentin Trump, zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe pjesën tjetër të administratës. Ai tha se do t’i rikthehet biznesit, krijimit të marrëdhënieve të reja dhe arritjes së marrëveshjeve tregtare.

“Presidenti Trump ma ndryshoi jetën një herë. Sapo e bëri sërish”, deklaroi ai.

Kush është Paolo Zampolli?

Donald Trump e emëroi Zampollin të dërguar të posaçëm për partneritetet globale në mars të vitit 2025. Në atë kohë, presidenti amerikan deklaroi se përvoja e tij në bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara, Qendrën Kennedy dhe nisma të ndryshme ndërkombëtare do të ndihmonte në avancimin e interesave amerikane në arenën globale.

Biznesmeni italian ka pasur prej vitesh lidhje me Melania Trump. Ai ka treguar se në vitin 1998 organizoi një mbrëmje gjatë së cilës prezantoi Melanian me Donald Trumpin, i cili më vonë u bë bashkëshorti i saj.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, Zampolli ishte pjesë e bordit të Qendrës Kennedy. Ai ka shërbyer gjithashtu si ambasador i Dominikës pranë Kombeve të Bashkuara.

Një muaj më parë, Zampolli vizitoi Shqipërinë, ku zhvilloi takime të nivelit të lartë. Ai vizitoi edhe selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku, i shoqëruar nga Baba Mondi, shprehu mbështetjen amerikane për krijimin e shtetit bektashi.

Gjatë kohës në detyrë, Zampolli ka promovuar marrëveshje biznesi që, sipas tij, i kishte siguruar administratës amerikane.

TAGGED:detyraPaolo Zampollishba
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Nga e njejta kategori
Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Bota Përtej

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.