Është publikuar momenti kur Fasli Rama, komandanti i Forcave të Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, është qëlluar me një gur në kokë, gjatë protestës në kryeqendrën e veriut.
Ai ka qenë pas kordonit që po përballej me protestuesit dhe siç shihet nga këto pamje, një gur i hedhur në drejtim të efektivëve e ka kapur në pjesën e ballit duke i shkaktuar një plagë të rëndë.
Komandanti Fasli Rama është dërguar për ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe menjëherë mjekët kanë vendosur që komandanti Fasli Rama të dërgohej drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, sepse ka nevojë për mjekim të specializuar nga goditja në kokë.