Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Debati për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita të përfshihet, njerëzit nuk jetojnë në hartë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetPolitike

Debati për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita të përfshihet, njerëzit nuk jetojnë në hartë

SHARE

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, nga foltorja e Kuvendit,  Arbjan Mazniku, i bëri thirrje opozitës që të përfshihet në diskutimet për reformën e pushtetit vendor. Mazniku kritikoi mungesën e opozitës në mbledhjet e komisionit, duke deklaruar se për shkak të kësaj situate u humb një pjesë e konsiderueshme e mandatit të tij.

Ai tha se, pavarësisht mungesës së opozitës, komisioni vijoi punën në 12 qarqe, ku sipas tij u zhvilluan dëgjesa me kryetarët e bashkive dhe u angazhuan grupe ekspertësh për të analizuar elementet teknike të reformës.

Mazniku u shpreh se debati nuk duhet të fokusohet vetëm te ekzistenca apo shkrirja e njësive administrative në hartë, por te mënyra se si bashkitë u ofrojnë shërbime qytetarëve.

Sipas Maznikut, reforma duhet të lidhet drejtpërdrejt me shërbime si pastrimi dhe ndriçimi i lagjeve, mirëmbajtja e kanaleve kulluese, rrugët rurale, çerdhet, kopshtet dhe transporti publik.

Duke iu referuar reformës territoriale të vitit 2014, Mazniku e cilësoi atë si një sukses, duke argumentuar se bashkitë u forcuan, u rritën të ardhurat dhe fuqia e tyre investuese, ndërsa borxhet u ulën.

Lexo gjithashtu

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve
Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën
Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet

Mazniku: Nuk erdhën të bënim mbledhjen e parë për 112 ditë. U dogj 41% e kohës dhe mandatit që komisioni kishte. Në vijimësi ia dolëm me sukses të shkonim në 12 qarqe, të thërrisnim të gjithë kryetarët e bashkive. Patëm grup ekspertësh të përbashkët që duhej të sillnin elementet teknike. Më 15 korrik nuk u ra dakord që të prezantoheshin gjetjet. Në këtë moment u gjendëm në një situatë ku rrugët ndaheshin: ose reforma ngec­te, ose puna, dëgjesat dhe, më e rëndësishmja, hallet që njerëzit kanë çdo ditë. Të fillojmë punën së bashku për kompetencat, financat dhe analizimin

Kur bashkohemi, bëhemi më të fortë. U thatë njerëzve që bashkitë tuaja do të zhduken, do të shkrihen. Njerëzit nuk jetojnë në hartë, jetojnë në shtëpinë e tyre, ku duan që t’u shkojë rruga, uji. Njerëzit jetojnë në lagjen e tyre, që duan t’u pastrohet dhe t’u ndriçohet. Njerëzit jetojnë në fshatin e tyre, ku duan kanale kulluese e rrugë për arat. Jetojnë në qytete, ku duan që të ketë çerdhe, kopshte dhe transport publik.

A ishte reforma e vitit 2014 një sukses? Në të gjitha dëgjesat, nga të gjitha diskutimet, po, reforma e vitit 2014 ishte sukses. Asnjë person i PD-së, asnjë person nuk tha: duam mbrapsht komunat. Ajo situatë, as propozimi i 100 bashkive, nuk tregon që ajo që kishim ishte mirë. Ajo që erdhi tregoi qartë se bashkitë u forcuan, të ardhurat u rritën, borxhet u ulën, fuqia investuese e bashkive u rrit.

Por kjo është e pamjaftueshme për aspiratën që PS ka për mënyrën se si u shërbehet qytetarëve në territor. Kjo është përgjigjja për arsyen përse ne na duhet të ecim përpara

TAGGED:Arbjan Maznikukuvendi
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Bota

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Sport

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.