Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Nga komandant i NATO-s te ambasador në Tiranë/ Gazeta amerikane: Eric Wendt, në Shqipëri në kohë protestash
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
PërtejPolitikeUncategorized

Nga komandant i NATO-s te ambasador në Tiranë/ Gazeta amerikane: Eric Wendt, në Shqipëri në kohë protestash

SHARE

Gazeta amerikane “Contra Costa Herald” i ka kushtuar një profil ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i cili pritet të mbërrijë së shpejti në Tiranë.

Sipas medias amerikane, Wendt është me origjinë nga Kalifornia dhe ka jetuar e është diplomuar në Clayton. Ai është gjenerallejtënant i pensionuar i Ushtrisë së SHBA-së dhe ish-komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s.

Wendt ka shërbyer për më shumë se tri dekada në ushtrinë amerikane, përfshirë rreth 30 vite në Forcat Speciale “Green Beret”. Ai u tërhoq nga shërbimi aktiv më 1 mars 2021, pas një karriere mbi 34-vjeçare në ushtri.

‘Contra Costa Herald” e përshkruan Wendt si një ushtar-diplomat, karriera e të cilit është zhvilluar në ndërthurjen e operacioneve speciale, politikës ndërkombëtare dhe menaxhimit të aleancave.

Pas daljes në pension, sipas gazetës, Wendt ka vijuar angazhimin në çështjet e sigurisë kombëtare, duke kontribuar në role këshilluese dhe strategjike, veçanërisht në fushën e operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu

Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën
Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Sipas profilit të publikuar nga media amerikane, kjo qasje vë theksin te ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, zhvillimi i kapaciteteve dhe respektimi i sovranitetit të vendeve partnere.

Por Wendt pritet të nisë detyrën në Shqipëri në një periudhë të shoqëruar me protesta në Tiranë.“Contra Costa Herald” i referohet një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, të publikuar më 8 shtator 2026, ku qytetarët amerikanë paralajmëroheshin për demonstratat e zhvilluara në kryeqytet.

Ambasada paralajmëronte gjithashtu se protestat mund të nisnin në mënyrë paqësore, por të përshkallëzoheshin, duke shkaktuar bllokime të trafikut dhe ndërprerje të shërbimeve. Personelit të Ambasadës i ishte rekomanduar shmangia e demonstratave, veçanërisht pranë institucioneve qeveritare.

Sipas gazetës amerikane, situata e brendshme në Shqipëri do të jetë një prej zhvillimeve me të cilat ambasadori i ri do të përballet gjatë fillimit të mandatit të tij në Tiranë.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Uncategorized

Greqi/ Dy avionë të Aegean Airlines alarmohen për bomba, pasagjerët evakuohen pas uljes

Aktualitet Politike

Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.