Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rama prezanton 6 programet e reja të strehimit: Nga banesat sociale tek ato për personat me aftësi të kufizuara
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Politike

Rama prezanton 6 programet e reja të strehimit: Nga banesat sociale tek ato për personat me aftësi të kufizuara

SHARE

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjashtë programet e reja që do të përfshihen në Programin Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”.

I pranishëm në eventin e prezantimit të programit, Rama tha se qeveria do t’i adresojë të gjashtë programet së bashku, duke ndryshuar qasjen ndaj politikave të strehimit.

Programi i parë është ai i banesave sociale me qira. Sipas Ramës, bëhet fjalë për një skemë të njohur, e cila është përdorur prej vitesh, por që tashmë do të zbatohet në një mënyrë të re.

“Janë 6 programe të reja, të cilat ne do t’i adresojmë të gjitha së bashku. Programi i parë është programi i banesave sociale me qira. Është një skemë e miënjohur e përdorur në vite, por të cilën ne do ta qasim në një mënyrë të re.”

Lexo gjithashtu

Rama: Politikë të re të strehimit, hapësira të reja për studentët. Inspektorët jo për gjoba, të marrin fund kontrollet e befasishme
Të hënën rinis punën Komisioni i Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: Kërkojmë lista të hapura
Veliaj publikon mesazhin me AI: Edhe në Hënë të më internojnë, do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia! Ja projektet që miratova sot
‘Fol me Kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të komunikimit: Gati për dialog

Programi i dytë lidhet me banesat me kosto të ulët. Rama shpjegoi se në këtë skemë parashikohet subvencionimi nga shteti i kredisë, në mënyrë që banesa e kredituar të përfshihet në kategorinë e banesave me kosto të ulët.

“Banesa me kosto të ulët që është një tjetër program dhe lidhet me subvensionin nga ana e shteti të kedisë, duke pasur parasysh që banesa e kredituar të hyjë në kategorinë e banesave me kosto të ulët. Për këtë ka një kategorizim të mirëpërcaktuar me kritere të mirëpërcaktuara.”

Një tjetër program do të fokusohet te përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël. Në këtë kuadër parashikohet edhe një projekt i veçantë infrastrukturor për përshtatjen e banesave të caktuara si banesa sociale.

“Përmirësimi i banesave ekzistuese për grupet vulnerabël si dhe një projekt i veçantë infrastrukture për të adaptuar banesa të caktuara si banesa sociale.”

Rama u ndal edhe te zhvillimi i zonave të strehimit, duke theksuar se ky program nuk do të kufizohet vetëm te familjet në nevojë, por do t’u drejtohet të gjitha shtresave të shoqërisë.

Sipas kryeministrit, synimi është që të shmanget krijimi i zonave të izoluara vetëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të ndërtohen hapësira të denja banimi për të gjithë.

“Zhvillimi i zonave të strehimit. Këtu nuk flasim vetëm për banesa sociale, vetëm për ata në nevojë, por flasim për të gjitha shtresat e shoqërisë. Nuk duam të ndërtojmë një bllok banimi vetëm për njerëz të varfër, por dua të kemi blloqe banimi diznjitoze për të gjitha shtresat.”

Programi i pestë është ai i banesave të përkohshme. Rama tha se do të ndërtohen banesa të tilla për njerëzit që preken nga fatkeqësitë natyrore, duke përmendur përmbytjet dhe zjarret si disa prej situatave me të cilat mund të përballen qytetarët.

“Programi tjetër është proigrami i banesave të përkohshme. Do të na duhet të ndërtojmë banesa të përkohshme për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyreore. Këto të fundit janë bashkëudhëtare të jetës së këtij planeti. Përmbytjet, zjarret.”

Ndërsa programi i gjashtë do të fokusohet te banesat e veçanta, të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.

“Programi 6 është programi i atyre që mund t’i quajme banesa të veçanta. Janë banesa të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.”

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

I riu shqiptar që vrau nënën në Itali, përfundon në psikiatri

SHBA e Irani pranë marrëveshjes, Teherani gatishmëri edhe për të diskutuar programin bërthamor

Si po i trajton Gjermania protestat e Brezit Z

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati i fundvitit 2027?

Presidenti i Izraelit përfundon konsultimet, 67 deputetë mbështesin Gadi Eisenkotin. Mandati për qeverinë jepet të dielën

Nga e njejta kategori
Aktualitet Politike

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Aktualitet Politike

Ambasadorja e Holandës: Jemi të shokuar nga dhuna në protesta

Aktualitet Kryesore

Rama: Inspektorët do të pajisen me kamera në trup, kontrollet e befasishme duhet të marrin fund

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • donald trump
  • parashikimi
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.