Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Rekord në mjekësi, veshka e derrit funksionon 271 ditë te një pacient
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Rekord në mjekësi, veshka e derrit funksionon 271 ditë te një pacient

SHARE

Një veshkë e marrë nga një derr ka funksionuar për 271 ditë në trupin e një pacienti, duke shënuar periudhën më të gjatë të regjistruar deri më tani për një transplant të tillë, njoftojnë mjekët amerikanë.

Pacienti, Tim Andrews, 66 vjeç, vuante nga sëmundje e avancuar e veshkave si pasojë e diabetit të tipit 2. Ai iu nënshtrua transplantit më 25 janar 2025 në spitalin Mass General Brigham në SHBA.

Andrews tha se transplanti i dha “shpresë” dhe e kurseu për muaj nga nevoja për dializë, procesi përmes të cilit gjaku filtrohet me anë të një aparature.

Veshka e derrit filloi të funksiononte menjëherë pas transplantimit dhe vazhdoi të punonte për 271 ditë, përpara se të hiqej në tetor të vitit 2025. Pas kësaj, Andrews iu nënshtrua dializës për 82 ditë, derisa në janar 2026 mori një veshkë nga një dhurues njerëzor. Mjekët thonë se organi i ri po funksionon mirë.

Lexo gjithashtu

Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth
Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Veshka e modifikuar gjenetikisht

Transplanti është pjesë e kërkimeve mbi ksenotransplantimin, pra përdorimin e organeve të kafshëve për transplant tek njerëzit.

Studiuesit përdorën derra të vegjël të racës Yucatan, organet e të cilëve janë modifikuar gjenetikisht për t’i bërë më të pranueshme nga organizmi i njeriut. Në total, janë kryer 69 modifikime gjenomike për të reduktuar rrezikun e refuzimit të organit dhe infeksioneve.

Megjithatë, rreth gjashtë muaj pas transplantimit, enët e gjakut në veshkë nisën të dëmtoheshin. Organi u inflamua dhe më pas filloi të dështonte. Mjekët nuk kanë përcaktuar ende saktësisht shkakun, pasi nuk u gjetën shenja të sulmit nga antitrupat kundër veshkës së derrit.

Sipas Dr. Leonardo Riella, nga Mass General Brigham, mungesa e organeve për transplant ka krijuar një “krizë” dhe ksenotransplantimi mund të ofrojë një alternativë për pacientët që nuk kanë një dhurues të gjallë.

Mijëra pacientë presin një veshkë

Në SHBA, rreth 100 mijë persona janë në pritje të një transplanti veshke, ndërsa kryhen vetëm rreth 25 mijë transplante në vit. Në Britani, më shumë se 7 mijë persona janë në listën e pritjes për transplant veshke.

Andrews ishte informuar se mund të priste deri në shtatë vite për një organ njerëzor. Ndërkohë, sipas tij, jeta me dializë mund të ishte tepër e vështirë.

“Shpresa është gjëja më e madhe, mundësia për të qenë i lirë nga aparatura e dializës dhe për të jetuar jetën tënde”, tha ai.

Rasti, i publikuar në revistën shkencore The Lancet, konsiderohet një hap i rëndësishëm në fushën e ksenotransplantimit, por mjekët theksojnë se mbeten ende sfida të mëdha përpara se organet e kafshëve të mund të përdoren gjerësisht te njerëzit.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores

Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Nga e njejta kategori
Bota Dosje

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Bota Përtej

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.