Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Hapet thirrja për trajnuesit e Programit “Pas Shkolle”, Kumbaro: Shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin!
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Uncategorized

Hapet thirrja për trajnuesit e Programit “Pas Shkolle”, Kumbaro: Shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin!

SHARE

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka bërë thirrje për mësues, artistë, artizanë dhe profesionistë të fushave të ndryshme që të bëhen pjesë e Programit “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë.

Nga shkolla “Andrea Stefani” në Tiranë, Kumbaro bëri me dije risitë e programit për vitin e ri shkollor dhe njoftoi hapjen e thirrjes për trajnuesit që do të angazhohen në zhvillimin e aktiviteteve pas përfundimit të orarit mësimor. Programi synon t’u ofrojë nxënësve mundësi për të mësuar, argëtuar dhe zhvilluar talentet e tyre përmes një sërë aktivitetesh, ndër të cilat “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, muzikë, teatër, kërcim, zeje, arte pamore dhe sport.

“Këtë vit e shtrijmë Programin ‘Pas Shkolle’ në 408 shkolla të Shqipërisë dhe sot hapim thirrjen për trajnerët e rinj që do të bëjnë të realizueshëm këtë program, i cili kalon nga faza eksperimentale në një shtrirje më të madhe”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja Kumbaro  theksoi se pjesë e ekipit të trajnuesve nuk do të jenë vetëm mësuesit në detyrë, por edhe mësuesit në pension, mësuesit në listëpritje nga portali, si dhe profesionistë të tjerë që kanë eksperiencë në fushat e parashikuara nga programi.

“Janë jo vetëm mësuesit që mund të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë e listës së trajnerëve për Programin ‘Pas Shkolle’, por edhe mësues në pension, mësues që janë në listën e pritjes, madje edhe kolegë të tjerë që mund të jenë artistë, artizanë apo profesionistë në fushat që janë parashikuar në programin e ri tashmë të konsoliduar të ‘Pas Shkollës’”. Në arsimin fillor, programi do të përfshijë edhe mbështetjen për kryerjen e detyrave të shtëpisë, ndërsa aktivitetet e tjera do të fokusohen në artizanat, arte pamore, teatër, muzikë dhe sport”, bëri me dije Kumbaro.

Lexo gjithashtu

Jasir Asani protagonist absolut në Champions-in aziatik, gol dhe vlerësimi si më i miri i ndeshjes
Mbyllet një epokë/ Listat e Kombëtareve të Brazilit dhe Argjentinës, pa Neymar dhe Messin
Ambasadorja e BE takim me kreun e grupit të PD: Diskutuam për integrimin, reformat e Kuvendin
Protestuesit qëllojnë me llastiqe drejt Kryeministrisë, te sofra e gurtë e dialogut vendosët pankarta ‘Fundi jua po vjen’

Ministrja e Arsimit nënvizoi se “Pas Shkolle” nuk është thjesht një program për të angazhuar fëmijët pas mësimit, por synon të krijojë një hapësirë sociale dhe edukative, duke zhvilluar njëkohësisht komunikimin dhe ndërveprimin social, larg ekraneve dhe teknologjisë.

“Me Programin ‘Pas Shkolle’ synojmë të krijojmë një hapësirë socializimi dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet dhe zhvillojnë potencialin e tyre, por kalojnë edhe orë cilësore larg ekraneve. Nuk është thjesht një mënyrë për të mbajtur fëmijët në shkollë dhe për t’i çliruar prindërit nga kujdesi për ta, por është edhe një program social për t’i ndihmuar prindërit. Nëpërmjet këtij programi kombinohen edukimi dhe zbavitja. Janë orë jo vetëm të lira për prindërit, jo vetëm me fëmijët në shkollë dhe të sigurt, por janë orë që i largojnë fëmijët nga ekrani”, u shpreh ministrja.

Thirrja për trajnuesit është e hapur pranë zyrave vendore arsimore nga 1 deri më 10 shtator. Të gjithë profesionistët që përmbushin kriteret e përcaktuara mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit të trajnuesve të Programit “Pas Shkolle”, i cili këtë vit do të zbatohet në 408 shkolla në të gjithë vendin.

Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Tragjedia në Elbasan, drejtoresha e Institutit të Ndërtimit: Pallati i dëmtuar nga shpërthimi do të shembet

Shpërthim me tritol makinës në Elbasan, dëmtohet edhe automjeti ngjitur

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael

Zgjedhjet në SHBA, socialistët radikalë shfrytëzuan shansin për të fituar terren në Partinë Demokratike

31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia: Procedohen penalisht edhe dy persona

Nga e njejta kategori
Uncategorized

The Atlantic: Pentagoni shkarkon gjeneralin që drejtonte planifikimin strategjik, Trump paralajmëron një ‘Tërbim epik 2”

Uncategorized

Olsi Shahini largohet nga drejtimi i konviktit Nr. 1, emërohet Glindxhet Madhi

Uncategorized

Dita e 14-të e protestës, studentët nisin të mblidhen para Ministrisë së Arsimit

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.