Nga protestat e dy javëve të fundit rezultojnë të lënduar 347 persona. Kështu bëri të ditur Ministri i Brendshëm Ervin Demo gjatë në konference të përbashkët me drejtorin e përgjithshëm të policisë Skënder Hita, duke shtuar se 107 janë protestues, 39 kalimtarë e mes tyre gazetarë. Në rastet e tejkalimit të proporionalitetit të dhunës, ai thekson se Policia e Shtetit ka marrë masat dhe ka vënë nën hetim 7 punonjës.
“Javët e fundit kanë qenë dhumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 107 protestues të lënduar, 39 kalimtarë të lënduar, përfshirë edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional që Policia e Shtetit ka bërë. Qëndrimi i Ministrisë së Brendshme është i qartë: ne garantojmë të drejtën kushtetuese, ashtu si dhe ndërhyrjen proporcionale. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura, 7 punonjës të pezulluar dhe nën hetim, por edhe AMP është duke punuar në dhjetëra raste që janë referuar nga qytetarë apo hetim për raste specifike”, tha Demo.
Ministri Demo tha se policia nuk është në protesta për tu përballur me qytyetarët, por për sigurinë e tyre.
“Policia e Shtetit nuk është aty për tu përballur dhunshëm me qytetarët, por për sigurinë e tyre. Ka pasur dhunë qenë kundrejt subjekteve dhe pronave private. Ka presion i ushtruar ndaj policisë, jo vetëm në ushtrim të detyrës si rrjedhojë e dhunës, por sulme mediatike dhe në rrjetet sociale. Janë referuar kërcënimet që i janë bërë drejtuesve dhe efektivëve, për identifikimin e tyre dhe thirrjen për sulme ndaj tyre. Akt i paprecedentë, që nuk do tolerohet. Qasja e qeverisë është e qartë ne jemi të hapur për dialog.”