Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me protestën e studentëve në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e saj për brezin e ri.
Artistja ka shpërndarë një video me pamje nga protesta në kryeqytet, të cilën e ka shoqëruar me mesazhin: “Gjenerata e re është e ardhmja”.
Në videon e publikuar shfaqen momente nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë, të rinj të plagosur, si dhe thirrjet e protestuesve drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për dorëheqje.
Reagimi i Bebe Rexhës vjen në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë të tërheqin vëmendje të gjerë, ndërsa pamjet nga përballjet mes studentëve dhe forcave të rendit po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale.
