Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Protesta në Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
AktualitetKryesoreVideo

Protesta në Tiranë, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht

SHARE

Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë pas protestës së zhvilluar më 13 tetor 2026, përpara Ministrisë së Arsimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit disa protestues të maskuar hodhën gurë, sende të forta, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Policia bën të ditur se nga incidentet u dëmtuan kangjellat, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe tabela reklamash e sinjalistika rrugore. Gjithashtu, u raportuan dëmtime në një institucion mikrofinanciar dhe në fasadën prej xhami të një banke.

Sipas policisë, në rrugën “Ded Gjon Luli” u thye një derë e godinës së Bashkisë së Tiranës dhe iu vu zjarri katit të parë të saj. Gjatë protestës u dëmtuan edhe bankomate, kamera dhe rrethime metalike. Autoritetet raportojnë se si pasojë e incidenteve u dëmtuan gjashtë punonjës policie.

Sipas njoftimit, ata dyshohen për vepra penale që përfshijnë “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Lexo gjithashtu

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Elbasan, policia: Rrjedhja e gazit tek banesa e 69-vjeçarit shkaktoi tragjedinë
Nis hetimi për shpërthimin tragjik në Elbasan, ekspertët vlerësojnë sigurinë e pallatit
Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për pesë vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet
Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në Romë më 11 nëntor: Një sfidë e madhe e jetës sime

Ndërkohë, 49 persona të tjerë janë proceduar penalisht. Policia njofton se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në incidente dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të datës 13.10.2026, arrestohen në flagrancë 16 shtetas.

Procedohen penalisht 49 shtetas të tjerë.

Gjatë tubimit të zhvilluar më datë 13.10.2026, rreth orës 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, disa pjesëmarrës të maskuar kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur sende të forta, pllaka guri, kapsolla, kokteje molotovi dhe sende të tjera në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore, subjekteve private dhe ambienteve publike.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Gjithashtu, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, dhe është dëmtuar fasada prej xhami e subjektit privat, bankë e nivelit të dytë.

Në rrugën “Ded Gjon Luli”, është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë Tiranë dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur, që prej fillimit të tij, me dhunë të vazhdueshme, përmes hedhjes së gurëve, sendeve të forta, kapsollave dhe koktejeve molotovë nga grupe pjesëmarrësish të maskuar. Si pasojë, janë dëmtuar 6 punonjës policie.

Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas kryerjes së veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. V., 41 vjeç; F. B., 48 vjeç; A. B., 40 vjeç; G. I., 57 vjeç; E. K., 32 vjeç; I. S., 38 vjeç; B. K., 59 vjeç; D. V., 55 vjeç; E. Z., 30 vjeç; H. B., 52 vjeç; O. V., 35 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; K. M., 23 vjeç; B. Gj., 31 vjeç; K. H., 38 vjeç dhe K. A., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

U proceduan penalisht 49 shtetas të tjerë.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 13.10.2026.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

TAGGED:arrestimPoliciatirane
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit

Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja

Tiranë/ Arrestohet 49-vjeçari me precendentë, i gjendet pistoletë dhe municion

Llatja jep detaje pas zjarrit në Elbasan: Banorët janë evakuuar, një pjesë e pallatit e pabanueshme

Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burg, seanca sot në GJKKO

Nga e njejta kategori
Bota

Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

Aktualitet Kryesore

Raporti i KE-së ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Mangësi në AKU, laboratorë dhe kontrollet e pesticideve

Aktualitet Politike

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos sërish mesazhin “Dialog” para Kryeministrisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.