Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Veprimi i opozitës vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa studentët vijojnë prej disa ditësh protestat, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Situata pritet të shoqërohet me debate mes mazhorancës dhe opozitës gjatë zhvillimit të seancës plenare.