Situata më e tensionuar tashmë mes protestuesve dhe policisë po vijon tashmë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë , ku nuk kanë munguar hedhja e bombave molotovë dhe fishekzjarrëve.
Ndërkohë, zona është mbuluar nga një “mjegull” gazi lotsjellës, mjet i përdorur masivisht nga policia.
Përdorimi i lëndëve piroteknike dhe gazit lotsjellës vjen në vijim të përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet, ku nuk kanë munguar as plumbat e gomës.
Më herët, incidente janë raportuar edhe pranë Piramidës, ku të rinj kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë.