Një qytetar, i cili deklaron se është anëtar i Partisë Socialiste, ka djegur teserën e anëtarësisë gjatë protestës studentore në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj forcës politike ku thotë se ka qenë pjesë prej vitesh.
Gjatë protestës, qytetari u shpreh se ishte rritur politikisht me kryeministrin Edi Rama dhe se më herët kishte mbështetur edhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Megjithatë, ai deklaroi se nuk dëshiron të jetë më pjesë e Partisë Socialiste.
“Jam anëtar i PS-së, jam rritur me Edi Ramën. Kam qenë me Fatos Nanon, e djeg dhe nuk e dua më PS-në. Nuk më ka bërë asnjë të drejtë PS-ja”, u shpreh ai.
Veprimi i qytetarit u regjistrua gjatë protestës studentore, e cila vijon në Tiranë, ndërsa studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.