Një vajzë studente është lënduar gjatë protestës së sotme tek Ministria e Arsimit.
Ende nuk janë bërë të ditura detajet e lëndimit të saj, por nga pamja duket e gjakosur në fytyrë, ndërsa shokët dhe shoqet e saj i dhanë ndihmën e parë.

Pas marshimit dhe përplasjes me Policinë, një pjesë e studentëve protestues është rikthyer drejt vendit ku nisi protesta, ndërsa në “Rrugën e Durrësit” ka nisur sërish grumbullimi i tyre.
Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, çka ka rikthyer tensionet