Një grup protestuesisht gjimnazistë kanë nisur marshimin në rrugët e Elbasanit.
Ata janë ndalur pranë gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, ku kanë bërë thirrje që bashkëmoshatarët e tyre t’i bashkohen protestës. Gjatë qëndrimit pranë shkollës, ata kanë tentuar të rrëzojnë derën e gjimnazit, por janë larguar nga policia.
Ndërkohë, grupi vijon marshimin drejt gjimnazeve të tjera të qytetit, me qëllim përfshirjen e nxënësve të tjerë në protestë.