Seanca plenare e së enjtes është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.
Teksa mazhoranca njoftoi kalimin në votim të rendit të ditës dhe përfundimin e seancës së sotme, deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur flakadanë brenda sallës së Kuvendit.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar menjëherë ndaj situatës, duke përjashtuar nga seanca e sotme dy deputetët e PD-së, Blendi Himçi dhe Bledian Nallbati.
Tensionet vijnë pas përplasjeve të vazhdueshme mes opozitës dhe mazhorancës gjatë seancës plenare, ku deputetët demokratë kanë kundërshtuar zhvillimin normal të punimeve parlamentare.