Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja makinat, ndërsa, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshimet e para bëjnë me dije se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.