Një gazetar grek është lënduar gjatë protestës së zhvilluar në qendër të Tiranës, pranë sheshit “Skënderbej”.
Sipas informacioneve paraprake, gazetari është goditur nga gurët e hedhur nga protestuesit, në një moment kur situata në terren është shoqëruar me tensione dhe incidente.
Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, nuk ka informacion të mëtejshëm mbi gjendjen e tij shëndetësore.