Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në Itali, ku pritet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në sy.
I riu ka publikuar një fotografi nga Italia në një story në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh besimi dhe shprese.
“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruhet në postimin e tij.
Vishkulli u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë dhe më herët kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndërsa mjekët kanë shprehur shpresë për rikuperimin e syrit.
