Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pak më parë lidhur me diskutimet për paketën fiskale 2027, duke pohuar se po flitet me dokumente pune të dala gjysma-gjysma sipas tij.
Rama paralajmëron se ditën e nesërme do të jetë qeveria do të flasë për atë që Rama e konsideron miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama në Twitter.