Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë, e kombinuar me lagështirën në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, po merren masa për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor.