Situata është tensionuar pasditen e sotme gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Gjatë konfrontimeve, disa prej protestuesve kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të efektivëve dhe furgonëve të policisë, duke shtuar tensionet në zonën përreth godinës së Kryeministrisë.
Forcat e policisë kanë qenë të angazhuara për të mbajtur situatën nën kontroll, ndërsa protesta është shoqëruar me momente tensioni.
