Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Libofshë, në fshatin Agim, ku një autobot që transportonte qumësht dyshohet se është përplasur me një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ka pësuar dëmtime. Ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
Ndërkohë, pritet që në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me këtë aksident.