Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: ‘Plan për atentat ndaj Trump’/ Shërbimi sekret arreston një person të dyshimtë pranë Shtëpisë së Bardhë, i sekuestrohet arsenal armësh
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
BotaPërtej

‘Plan për atentat ndaj Trump’/ Shërbimi sekret arreston një person të dyshimtë pranë Shtëpisë së Bardhë, i sekuestrohet arsenal armësh

SHARE

Një person i armatosur është arrestuar nga Shërbimi Sekret amerikan pranë Shtëpisë së Bardhë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar se do të vriste presidentin Donald Trump. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, më 5 nëntor, ndërsa lajmi u bë publik të premten.

I arrestuari është identifikuar si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas venezuelian. Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), agjentët e Shërbimit Sekret e vunë re atë duke qëndruar në një automjet të parkuar në Constitution Avenue, pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, ku po sillej në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se automjeti ishte raportuar i vjedhur. Brenda tij u gjetën tre armë zjarri, një pushkë e tipit AR-15 dhe dy pistoleta, si dhe dhjetëra fishekë.

Sipas deklaratës së DHS-së, gjatë përballjes me agjentët, i dyshuari kishte thënë se dëgjonte zëra në kokën e tij që e udhëzonin të shkonte në Uashington dhe të vriste presidentin Trump.

Ai është vënë nën akuzë për disa vepra penale që lidhen me armëmbajtjen e paligjshme, përdorimin e paautorizuar të automjetit dhe marrjen e pronës së vjedhur. Aktualisht ndodhet në paraburgim, në kujdestarinë e Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së.

Lexo gjithashtu

E rëndë në Brazil/ Shitësja po zbulonte ofertat live, makina futet me shpejtësi brenda dyqanit
Bolsonaro: Si fitoi Lula 10.3 milionë vota në vetëm 20 ditë? Më gjeni një ekspert që e shpjegon këtë!
Ministria e Brendshme e Britanisë paditet për heqjen e të drejtave të 1500 qytetarëve të BE-së
Hakerët publikojnë të dhënat personale të Antonio Tajanit dhe familjarëve të tij, reagon ministri i Jashtëm i Italisë

Sipas DHS-së, Chrinos kishte hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme përmes Teksasit në mars të vitit 2024.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markëayne Mullin, vlerësoi ndërhyrjen e agjentëve, duke deklaruar se arrestimi parandaloi një kërcënim të mundshëm ndaj presidentit dhe personave të tjerë.

TAGGED:arrestimdonald trumpplan per atentatShtepia e Bardhe
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Ende protestues në bulevard, forcat ‘Shqiponja’ tërhiqen në perimetrin e sigurisë

Bulevardi hapet për automjetet, mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve

Protestuesit rikthehen në bulevard, policia vendos kordon sigurie

Pluhuri toksik në uzinën e Ferrokromit, Prokuroria sekuestron mbi 300 tonë mbetje nga Albchrome

Policia zbraz bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, shpërndahen protestuesit

Nga e njejta kategori
Bota

Zgjedhjet në Zelandën e Re, garë e ngushtë mes Partisë Kombëtare dhe laburistëve

Bota

Media britanike: Rusia dyshohet se qëndron pas kërcënimeve me bomba ndaj dhjetëra fluturimeve evropiane

Bota

Francë/ 70 mijë efektivë policie dhe xhandarë në gatishmëri për protestat e sotme

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • kryeministria
  • horoskopi
  • rusia
  • ministria e arsimit
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.