Një 35-vjeçar, mësues i edukimit fizik në një shkollë në Vlorë, është arrestuar nga policia pasi është kallëzuar nga shtatë nxënëse të mitura, të moshave 14–17 vjeçe.
Sipas njoftimit të Policisë, vajzat kanë deklaruar se mësuesi i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës.
“Ndërkohë, në Vlorë, u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.