Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Aktualitet

E qëlluan me pistoletë pas shpine dhe më pas me sëpatë në kokë, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë

SHARE

Detaje të reja tronditëse janë bërë publike nga hetimet për vrasjen e 61-vjeçarit Urim Fiku, në fshatin Godvi të Bulqizës. Bashkëshortja dhe djali i tij Gazmir Fiku dyshohet se kanë tentuar të fshehin gjurmët e ngjarjes, duke e paraqitur fillimisht vdekjen si pasojë të një sulmi nga një ari.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar se 61-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri në shpinë. Plumbi dyshohet se kishte përshkuar trupin dhe kishte dalë në pjesën e gjoksit.

Përveç plagës së shkaktuar nga arma, ekspertët kanë konstatuar edhe një dëmtim të rëndë në kokë, që dyshohet se është shkaktuar me sëpatë.

Sipas të dhënave të bëra publike, pas ngjarjes bashkëshortja dhe djali dyshohet se i kanë hequr viktimës rrobat dhe e kanë veshur me të tjera, në përpjekje për të fshehur plagën e armës së zjarrit.

Më tej, djali dyshohet se ka prerë me gërshërë rrobat e hequra nga trupi i të atit dhe i ka hedhur në tualetin e banesës. Megjithatë, veshjet janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Lexo gjithashtu

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin
Disiplina e FSHF-së ndëshkon klubet e Superiores
Atentati ndaj Ervis Martinaj e Erigers Mihasit, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit
Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Fillimisht, familjarët kanë pretenduar se Urim Fiku ishte sulmuar nga një ari dhe e kanë transportuar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore. Por, sipas raportimeve, mjekët kanë konstatuar se ai kishte mbërritur pa shenja jete.

Familjarët kanë kërkuar më pas të tërheqin trupin për të vijuar me ceremoninë mortore. Njoftimi i policisë nga personeli mjekësor ka çuar në nisjen e verifikimeve dhe ekspertizave, të cilat kanë hedhur dyshime mbi versionin fillestar të sulmit nga një kafshë e egër.

Gjatë marrjes në pyetje, bashkëshortja Sadete Fiku dyshohet se ka deklaruar se konflikti lidhej me xhelozinë, pasi, sipas saj, bashkëshorti kishte krijuar një lidhje tjetër jashtëmartesore.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se armën e përdorur në ngjarje e kishte fshehur fillimisht vetë, ndërsa më pas djali e kishte marrë dhe e kishte çuar në një vend tjetër, pa dijeninë e saj.

Pistoleta është sekuestruar nga policia, pasi vendndodhja e saj është treguar nga djali i viktimës. Në cilësinë e provës materiale janë marrë edhe veshjet që dyshohet se janë përdorur në përpjekjen për të zhdukur gjurmët.

Për ngjarjen janë arrestuar bashkëshortja dhe djali i 61-vjeçarit. Sipas dyshimeve të hetuesve, ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe rolin e secilit prej personave të dyshuar. Të dyshuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

TAGGED:bulqizeGazmir FikuSadete FikuUrim Fikuvrasjevrasje bulqize
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Nuk ka ndodhur vetëm me Trump/ Obama e Clinton humbën më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit në 94-ën e 2010-ën

Zbulohet papirusi 1.600-vjeçar që mund të rrëfejë një episod të panjohur të jetës së Jezusit

‘Kundër 3 VKM-ve’/ Një përfaqësi e studentëve dërgon në Kushtetuese vendimet e qeverisë që pengojnë grumbullimet para institucioneve

Kaos në futbollin brazilian/ 53 kartonë të kuq pas përleshjes në gjysmëfinalen U-20

Berisha: KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, Rama është bërë mburojë për korrupsionin

Nga e njejta kategori
Sport

Kane dhe Bayern zgjasin ‘martesën’, shifra rekord në kontratën e re për fituesin e  Topit të Artë

Bota

Bileta fituese në New Jersey, amerikani fiton xhekpotin prej 847 milionë dollarësh

Aktualitet Politike

Rama diskuton me socialistët mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ja data në shqyrtim

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • rusia
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.