Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Kush janë nëntë viktimat e rrëzimit të avionit në Florida? Mes tyre një familje me dy fëmijë të vegjël
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Kush janë nëntë viktimat e rrëzimit të avionit në Florida? Mes tyre një familje me dy fëmijë të vegjël

SHARE

Nëntë persona humbën jetën në rrëzimin e avionit privat të tipit “Learjet 60”, i cili u përplas të dielën në një zonë të banuar në Qarkun Palm Beach, në Florida të SHBA-së. Mes viktimave janë një pilote 20-vjeçare, një çift nga Teksasi me dy fëmijët e tyre të vegjël, si dhe pesë persona të tjerë.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom rreth orës 10:37, me destinacion Eleuthera Veriore në Bahamas. Ai u rrëzua pranë zonës së Greenacres, pak para orës 13:00, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Kush janë viktimat?

Mes viktimave ishte Nathalia Gadelha Filgueiras, 20 vjeçe, bashkëpilote e avionit. Ajo kishte marrë licencën e pilotit privat në moshën 17-vjeçare dhe synonte të bëhej pilote komerciale. Sipas familjarëve, kishte regjistruar mbi 1 300 orë fluturimi.

Piloti përgjegjës ishte Jeff Gregory, 55 vjeç.

Lexo gjithashtu

Vance nis lëvizjet për epokën post Trump: Humbja e zgjedhjeve prej luftës me Iranin, rishikim marëdhënieve SHBA-Izrael
Zgjedhjet në SHBA, socialistët radikalë shfrytëzuan shansin për të fituar terren në Partinë Demokratike
Trump i hapur për bashkëpunim me demokratët pas humbjeve në zgjedhjet e mesmandatit
Joshua Wong dënohet me 10 vite burg në Hong Kong për bashkëpunim me forcat e huaja

Në bord ndodhej edhe familja Robinson nga Teksasi:

Adam Robinson, 45 vjeç, sipërmarrës në sektorin e teknologjisë dhe bashkëthemelues i kompanive Retention.com dhe RB2B.

Helen Sharp, 40 vjeçe, bashkëshortja e tij, sipërmarrëse dhe pronare e një kompanie të marrëdhënieve me publikun.

Emma Robinson, 4 vjeçe, vajza e çiftit.

Charlie Robinson, 2 vjeç, djali i tyre.

Viktimat e tjera ishin Rachael Reed dhe Charmi Fehr, të cilat udhëtonin së bashku, si dhe Anita Maria Apellido Cetina, kujdestarja e dy fëmijëve të familjes Robinson-Sharp.

Në një deklaratë të përbashkët, familjarët i kujtuan Adam dhe Helen Robinson si prindër të përkushtuar, ndërsa theksuan se Emma dhe Charlie ishin qendra e jetës së tyre. Ata përshkruan gjithashtu Rachael Reed dhe Charmi Fehr si një çift që po ndërtonte një jetë të mbushur me gëzim dhe aventura.

Moti në fokus të hetimeve

Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), ekuipazhi kishte raportuar akull në avion dhe turbulencë të moderuar në lartësinë rreth 35 mijë këmbë, pak para aksidentit.

Pilotët kishin kërkuar leje për t’u ngjitur nga 35 mijë në 37 mijë këmbë, por më pas shpallën gjendje emergjence, pasi avioni nisi të humbiste lartësinë me shpejtësi.

Sipas komunikimeve me kontrollorët e trafikut ajror, ekuipazhi raportoi se avioni po zbriste me shpejtësi të tepërt. NTSB bëri gjithashtu të ditur se ka tregues paraprakë se mjeti mund të ketë nisur të shpërbëhej përpara përplasjes.

Avioni u përplas në një rrugë pranë një zone banimi, ndërsa mbeturinat dëmtuan edhe prona përreth. Një person në tokë raportohet se mbeti i plagosur. Qindra banorë të zonës u evakuuan gjatë operacioneve të emergjencës dhe hetimit.

Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende. Hetuesit federalë po shqyrtojnë kushtet atmosferike, komunikimet e ekuipazhit dhe gjendjen teknike të avionit për të përcaktuar rrethanat e plota të tragjedisë.

TAGGED:floridaviktima
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

31 gjoba pas protestës në Tiranë, policia: Procedohen penalisht edhe dy persona

Zbardhet shkaku i shpërthimit tragjik në Elbasan, policia: Rrjedhja e gazit tek banesa e 69-vjeçarit shkaktoi tragjedinë

Nis hetimi për shpërthimin tragjik në Elbasan, ekspertët vlerësojnë sigurinë e pallatit

Kavajë/ Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për pesë vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet

Erjon Vishkulli do t’i nënshtrohet operacionit të dytë në Romë më 11 nëntor: Një sfidë e madhe e jetës sime

Nga e njejta kategori
Bota

Gjendet i vdekur në një hotel në Berlin zëvendëskryeministri i Bavarisë, Hubert Aiwanger

Bota

Tragjedi/ Babai dyshohet se vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas i dha fund jetës

Analizë Bota

Franca në protesta/ Buxheti po ‘zhytet’, borxh kap shifrën e 120 % të PBB

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • kryeministria
  • moti
  • rusia
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.