Trupi i pajetë i një 31-vjeçari është gjetur në një pus rreth 10 metra të thellë në zonën e Felloniche, në territorin e komunës Longiano, në provincën Forlì-Cesena të Italisë.
Prokuroria e Forlì-t ka nisur hetimet për vrasje, ndërsa një nga pistat kryesore është ajo e ekzekutimit me armë zjarri.
Sipas mediave italiane, viktima dyshohet se mund të jetë një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Denaldo Maxhallakui cili rezultonte i zhdukur prej disa javësh, por mbetet ende për tu monfirmuar zyrtarisht.
Trupi u zbulua paraditen e së mërkurës, më 28 tetor, rreth orës 10:00, në një pus pranë një banese fshati, përgjatë rrugës provinciale 85, që lidh Savignano sul Rubicone me zonën e Felloniche.
Dyshimet për identitetin e viktimës janë shtuar për shkak të zhdukjes së 31-vjeçarit shqiptar, i cili frekuentonte zonën ku u gjet trupi. Rreth tri javë më parë, makina e tij ishte gjetur e djegur plotësisht, disa kilometra larg, përgjatë rrugës Fondovalle del Rubicone.
Zbulimi i trupit u bë pas verifikimeve në pus, ku dyshohej se mund të kishte diçka brenda. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga mediat italiane, hedhja e një guri në pus dhe mungesa e zhurmës së zakonshme të kontaktit me ujin ngritën dyshime, duke nxitur kontrolle më të hollësishme.