Altmedia
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Reading: Digjen 3 anije në Hormuz, Trump paralajmëron: Diçka do të ndodhë shumë shpejt
AltmediaAltmedia
Font ResizerAa
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Verifikim
  • Video
Kërko
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politike
    • Ekonomi
    • Rajoni
    • Bota
    • Sport
    • Showbiz
  • Verifikim
  • Analizë
  • Dosje
  • Përtej
  • Video
  • Podcast
  • Kontakt
Follow US
Bota

Digjen 3 anije në Hormuz, Trump paralajmëron: Diçka do të ndodhë shumë shpejt

SHARE

Tre anije u përfshinë nga flakët gjatë natës në Ngushticën e Hormuzit pasi u goditën me mina detare, fakt i njoftuar nga Garda Revolucionare Iraniane. Ushtria amerikane dhe izraelite kanë hartuar plane specifike për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA sipas Neë York Times.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu në Izrael këtë javë për të diskutuar sulme të mëtejshme, sipas zyrtarëve amerikanë.

Shënjestrat përfshijnë infrastrukturën energjetike të Iranit, objektet bërthamore dhe arsenalin e raketave dhe dronëve. Disa zyrtarë thonë se një seri tjetër sulmesh në shkallë të gjerë mund ta shtyjë ekonominë e Iranit në prag të kolapsit dhe ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime diplomatike pas gati tetë muajsh konflikti.

Ndërkohë presidenti Trump ka paralajmëruar se diçka e madhe do të ndodhë shumë shpejt, duke saktësuar se nuk po negocion me Iranin.

“Jo, nuk mendoj se po negociojmë me Iranin. Në një mënyrë ose në një tjetër, diçka do të ndodhë shumë shpejt. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Lexo gjithashtu

Mjeku lë Gjermaninë pas 17 vitesh karrierë: Nuk dua që puna të më marrë gjithë jetën
Një gjykatëse federale autorizon një aktivitet satanist në Kapitolin e Ajovës, në SHBA. Kundërshtime nga autoritetet
Tensione e përplasje në protestat në Paris, dhjetëra mijëra në sheshet e vendit
Skenarët për Iranin, Izraelin e Ukrainën/ Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA?
TAGGED:anijedonald trumpngushtica e hormuzit
Share This Article
Email Kopjo linkun Print
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

FacebookLike
InstagramFollow
YoutubeSubscribe
TiktokFollow
Minutë pas minute

Aktorja e njohur ndahet nga jeta pas një problemi me zemrën

Llogaritë e fundit në Nations League, Maran shpall nesër listën e kuqezinjve

Mbledhja e KLP, mandati i Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm mbaron më 5 dhjetor

Progres-Raporti i KE: Shqiptarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve shëndetësore, 3 herë më shumë se mesatarja e BE

“Ekspertiza e pavlefshme’/ Seanca në GJKKO, Kryemadhi kërkon thirrjen si dëshmitarë të Ramës e Agaçit

Nga e njejta kategori
Bota Përtej

Pasojat e luftës me Iranin, Trump: Nuk do e shkarkoj kreun e Pentagonit Hegseth

Bota

Zvogëlohen shanset që Netanjahu të krijojë qeveri, refuzohet nga aleati. Partia arabe mbështet Eisenkotin

Bota

Polonia arreston 5 ushtarë polakë dhe një rus për spiunazh në favor të Rusisë

  • Shiko edhe:
  • protesta
  • studente
  • Policia
  • tirane
  • edi rama
  • proteste
  • shba
  • parashikimi
  • donald trump
  • sali berisha
  • zgjedhje
  • horoskopi
  • rusia
  • kryeministria
  • moti
Altmedia
ALT Media sjell atë që lajmi nuk ta tregon gjithmonë. Një këndvështrim alternativ mbi ngjarjet, njerëzit dhe temat që formësojnë realitetin.
ALT Media — Një tjetër këndvështrim.
Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Linja Editoriale

© Alt Media.