Teksa tensionet brenda Kuvendit vijojnë gjatë seancës plenare, jashtë godinës ka nisur grumbullimi i studentëve dhe pedagogëve, në kuadër të protestës së paralajmëruar një ditë më parë.
Sipas raportimeve, protestuesit janë ndarë në dy grupe. Njëri grup është pozicionuar përpara Parlamentit, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në zonën që lidh bulevardin me rrugën e Elbasanit.
Situata jashtë Kuvendit është shoqëruar me një përplasje fizike mes një protestuesi dhe forcave të rendit, të cilat kanë rrethuar godinën e Parlamentit.
Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar, në një kohë kur brenda Kuvendit deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.